Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni cakton çmimin për shitjen e Daviesit

Foto: Reuters

Real Madridi është në kërkim të transferimit të mbrojtësit të Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Davies mund të transferohet te madrilenët në vitin 2024. Kontrata e tij me bavarezët skadon në vitin 2025.

Bayerni dhe Davies ende nuk e kanë vazhduar kontratën, por e ka caktuar çmimin prej 50 milionë eurove për mbrojtësin kanadez, ka shkruar të shtunën “Diario AS”.

23-vjeçari iu bashkua Bayernit në vitin 2019 nga Vancouveri.

Me Bayernin, Davies në edicionin aktual ka luajtur në 15 ndeshje dhe ka tri asistime.