Alphonso Davies ka arritur marrëveshje me Real Madridin, raportojnë të hënën mediume të ndryshme evropiane.
Davies me Bayern Muenchenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Por mësohet se futbollisti nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me gjigantin gjerman dhe se të ardhmen e sheh te skuadra e Realit. Futbollisti i krahut ka luajtur 27 ndeshje në sezonin aktual për Bayernin. Ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë. Pjesë e Bayernit reprezentuesi i Kanadasë është prej janarit të vitit 2019.
23-vjeçari për përfaqësuesen kanadeze ka shënuar 15 gola në 44 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm