Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daviesi afër vazhdimit të kontratës me Bayernin

Alphonso Davies

Mbrojtësi i krahut të majtë që kërkohej me ngulmim nga Real Madridi, Alphonso Davies, është pranë vazhdimit të kontratës me Bayern Munichun deri në vitin 2029.

Negociatat e reja për vazhdimin e kontratës mes zyrtarëve të klubit bavarez dhe menaxherit të futbollistit, siç shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë, kanë nisur të premten mbrëma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u plotësuar, në mënyrë që Davies të mbetet te klubi bavarez edhe për katër vjet të tjerë.

24-vjeçari që përfaqëson Kanadanë, e ka një gol të shënuar e tri asistime në 23 paraqitjet e para të edicionit aktual.

Ai iu bashkua Bayern Munichut më 1 janar të vitit 2019 nga Vancouveri.