Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i gatshëm të rrisë ofertën për Daviesin

Real Madridi është i gatshëm të rrisë në 45 milionë euro ofertën për mbrojtësin e krahut të majtë, Alphonso Davies.

23-vjeçari dëshiron të largohet nga Bayerni, ndërsa në garë së fundi ka hyrë edhe Milani, i cili e sheh si zëvendësues të mundshëm të Theo Hernandezit. Hernandez po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Mbrojtësi kanadez iu bashkua Bayernit në vitin 2019, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Në 28 ndeshjet e edicionit aktual ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime. Davies për Përfaqësuesen e Kanadasë ka shënuar 15 gola në 44 ndeshje.