Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea në garë për Daviesin

Pas Real Madridit edhe skuadra e Chelseat është futur në garë për shërbimet e kanadezit Alphonso Davies, përcjell “Sky Sports” të hënën. Bëhet e ditur se Chelsea po bën gati ofertën për mbrojtësin e krahut të majtë, i cili pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni.

Londinezët janë gati të ofrojnë deri në 70 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Real Madridi.

Davies në verë pritet të largohet nga Bayerni pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.

Ai prej janarit të vitit 2019 është pjesë e Bayernit, ndërsa këtë edicion ka tri asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm