Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali rivalizohet nga Chelsea për Daviesin

Chelsea ka hyrë në garë për ta transferuar futbollistin e krahut të majtë, Alphonso Davies.

Garën për ta bindur futbollistin e Kanadasë do ta ketë gjatë verës me skuadrën e Real Madridit.

Për futbollistin e Bayern Muenchenit, po ashtu në garë janë edhe Manchester City dhe Arsenali, por Reali dhe Chelsea shihen si favoritë për reprezentuesin kanadez.

Davies nuk ka pranuar ta vazhdoj kontratën me Bayernin. Ai me klubin bavarez ka marrëveshje të nënshkruar deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 70 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm