Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni i cakton çmimin Daviesit

Foto: Reuters

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonso Davies mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere, por vetëm për ofertën e duhur. “Bild” ka njoftuar të mërkurën se drejtuesit e Bayernit tashmë i kanë caktuar çmimin futbollistit kanadez.

Bayerni e ka bërë këtë veprim, duke pasur parasysh se Davies po kërkohet me ngulm nga Real Madridi. Për ta lënë të lirë 22-vjeçarin, Bayerni po kërkon hiq më pak se 100 milionë euro.

Davies po pëlqehet shumë nga Reali, ekip që pritet së shpejti të bëjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij. Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, ndërsa është pjesë e klubit gjerman prej janarit të vitit 2019.

Edicionin e fundit, Davies ka regjistruar 38 paraqitje për Bayernin, ku ka realizuar 3 gola dhe ka bërë 8 asistime.

Artikuj të ngjashëm