Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në bisedime me Bayernin për Daviesin

Foto: Reuters

Real Madridi edhe zyrtarisht është në negociata me Bayernin për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Alphonso Davies.

“Kicker” ka njoftuar të mërkurën se marrëveshja mes klubeve mund të arrihet brenda këtij muaji, pasi futbollisti kanadez ka kërkuar transferimin te Reali.

22-vjeçari ka marrëveshje në parim me Realin, ekip që po përpiqet ta bindë Bayernin në lirimin e tij.

Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro për Daviesin, pasi janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Davies ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, ndërsa pjesë e klubit bavarez është prej janarit të vitit 2019.

Në 38 paraqitje edicionin e shkuar, ai pati 3 gola dhe 8 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm