Mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonso Davies do të largohet nga skuadra e Bayern Munichut me të përfunduar edicioni aktual. “Bild” ka shkruar të premten se te Bayerni kanë vendosur ta nxjerrin në shitje kanadezin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Davies ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2028, ndërsa klubi gjerman për kartonin e tij po kërkon 80 milionë euro.
23-vjeçari po dëshiron të largohet nga Bayerni pasi ka marrë oferta nga Real Madridi e Manchester City, skuadra që po insistojnë në shërbimet e tij.
Ai është pjesë e Bayernit prej janarit të vitit 2019 dhe këtë edicion ka tri asistime në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Davies ka edhe 44 paraqitje dhe 15 gola të shënuar për Kanadanë.