Mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonso Davies nuk pritet të largohet verën tjetër nga Bayern Munichu, pasi së shpejti do të firmos kontratë të re me ekipin gjerman. “Bild” ka bërë të ditur të premten se palët kanë arritur marrëveshjen për kontratën e re, e cila do të bëhet zyrtare në fillim të vitit të ardhshëm.
Me kontratën e re, 23-vjeçari do të mbetet te Bayerni deri në vitin 2028 dhe do të ketë pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh.
Me këtë veprim, Davies u ka dhënë fund spekulimeve për një kalim të mundshëm të tij te skuadra e Real Madridit pas përfundimit të këtij edicioni. Ai ka 23 paraqitje dhe 3 asistime këtë edicion, ndërsa kontrata aktuale me Bayernin i skadon në vitin 2025.