Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Davies refuzon rinovimin e kontratës me Bayernin

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonso Davies, ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayern Munichun, ka raportuar “Kicker” të hënën.

Futbollistit kanadez i skadon kontrata me Bayernin në vitin 2025, ndërsa situatën e tij po e monitoron Real Madridi. Mësohet se Reali po synon transferimin e Daviesit në verën e vitit të ardhshëm dhe për kartonin e tij është gati të ofrojë mbi 50 milionë euro.

Davies është njëri prej lojtarëve më të dalluar në pozitën e tij në Bundesligë, ndërsa është pjesë e Bayernit prej vitit 2019. Këtë edicion, 22-vjeçari ka regjistruar 4 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat, ku ka kontribuar edhe me 3 asistime. Ai ka edhe 41 ndeshje për Kanadanë dhe 14 gola të shënuar.

Artikuj të ngjashëm