Mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Pavard do të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Manchester Unitedit.
“Sky Sports” ka njoftuar të hënën se Unitedi ka arritur marrëveshje personale me futbollistin francez dhe po negocion me Bayernin për lirimin e tij.
Mësohet se Bayerni ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e Pavardit, ndërsa Bayerni po kërkon të paktën 35 milionë euro për kartonin e tij.
27-vjeçari është pajtuar me kontratë katërvjeçare tek Unitedi dhe po bën presion te Bayerni për ta pranuar ofertën e klubit anglez.
Pavard, së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës me bavarezët pasi ka kërkuar largimin nga Gjermania për ta vazhduar karrierën diku tjetër.
Edhe
Interi arrin marrëveshje me Pavardin
Ai ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai karrierë në Bundesligë ka bërë edhe te Stuttgarti.