Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni ia cakton çmimin Pavardit

Mbrojtësi i krahut, Benjamin Pavard, përfundimisht do të largohet nga skuadra e Bayern Muenchenit vitin e ardhshëm. “Bild” ka raportuar të hënën, se Bayerni ka vendosur ta nxjerrë në shitje francezin në afatin kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij po kërkon 30 milionë euro.

26-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Julian Nagelsmann dhe për këtë arsye do të largohet nga bavarezët.

Pavard këtë edicion ka tri gola në 17 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024. Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2019, ndërsa interesim për transferimin e tij ka shfaqur skuadra e Chelseat.