Mbrojtësi i krahut, francezi Benjamin Pavard, pritet të largohet nga skuadra e Bayern Muenchenit gjatë kësaj vere.
“Bild” ka bërë të ditur se drejtuesit e Bayernit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Pavardin, të cilit edhe ia kanë caktuar çmimin. Për ta lënë të lirë Pavardin, Bayerni po kërkon 35 milionë euro.
26-vjeçari tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave angleze dhe gjasat janë të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League.
Pavard ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024, kurse sezonin e shkuar pati dy asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat.