Mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Pavard, do të jetë pjesë e Bayern Munichut edhe pas përfundimit të sezonit aktual, shkruan “Bild” të premten.
Francezi i ka bërë me dije klubit gjerman se nuk e ka ndërmend të largohet në verë, pasi dëshiron ta respektojë deri në fund kontratën e tij.
Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024 dhe insiston se është shumë i lumtur te bavarezët.
“Unë jam pjesë e një klubi të madh dhe kjo më bën të ndihem krenar. E dua klubin dhe synoj suksese jo vetëm këtë sezon, por edhe në të ardhmen”, është shprehur Pavard. 26-vjeçari në 29 paraqitje këtë sezon, ka shënuar 4 gola dhe ka bërë një asistim.
Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Stuttgarti.