Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pavardi nuk largohet nga Bayerni

Kampioni i Bundesligës gjermane, Bayern Munichu, nuk do ta lërë të lirë fituesin e Kupës së Botës me Francës, Benjamin Pavardin, gjatë këtij afati kalimtar.

“Kicker” ka raportuar të enjten se francezi nuk do të lirohet.

Me afrimin e Matthijs de Ligtit nga Juventusi, Pavardi u tha se është kandidat për t’u shitur, ndërsa largimin e kishte konsideruar edhe vetë futbollisti francez.

Megjithatë, ish-mbrojtësi i Stuttgartit ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024. Zyrtarët e klubit kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit të djathtë, që këtë sezon ka dy asistime në po aq ndeshje.

Artikuj të ngjashëm