Mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Pavard, pritet të largohet nga Bayern Muencheni në fund të këtij sezoni, raporton “Kicker”. Francezi po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një kampionat tjetër, ndërsa gjasat janë të mëdha që të transferohet në Itali te Juventusi.
Ai këtë verë është kërkuar nga Juventusi, por ka vendosur të mbetet te Bayerni.
26-vjeçari është pjesë e Bayernit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Stuttgarti dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Këtë sezon, Pavardi ka shënuar dy gola në tetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.