Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon Pavardin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Pavard, mund të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të mërkurën se Barcelona po përpiqet ta bindë francezin që karrierën ta vazhdojë në La Liga.

Te Barça po e shohin Pavardin si përforcim të duhur për mbrojtjen dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë katërvjeçare. Pavard ka kërkuar largimin nga Bayerni në verë dhe ekipi gjerman për kartonin e tij po kërkon rreth 20 milionë euro.

26-vjeçari ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, ndërsa është pjesë e Bayernit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Stuttgarti. Pavarad ka shënuar katër gola këtë edicion në 23 ndeshje të luajtura për Bayernin.