Skuadrës së Barcelonës i është ofruar mundësia për ta transferuar mbrojtësin e Interit, Benjamin Pavardin, pas largimit të Inigo Martinezit i cili u transferua tek Al-Nassri në Arabinë Saudite.
Barçës ky opsion i është propozuar nga menaxheri i Pavardit, Pini Zahavi.
Kështu kanë shkruar mediumet spanjolle të hënën.
Vlerësohet se francezi i përshtatet stilit të lojës te gjiganti katalunas.
Ai mund të luaj në disa pozicione si qendërmbrojtës por edhe si mbrojtës i krahut.
Deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Aktualisht Barça në dispozicion në repartin defensivë ka Pau Cubarsin, Alejandro Balden, Ronald Araujon. Andreas Christensenin, Jules Kounden dhe Eric Garcian.
29-vjeçari tek Interi është nga viti 2023 kur u transferua nga Bayern Muncheni për 31 milionë euro.
Ai në të kaluarën ka luajtur edhe për Stuttgartin dhe Lillen.