Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barça njofton për largimin e Martinezit

Martinez

Barcelona e ka konfirmuar largimin e qendërmbrojtësit spanjoll, Inigo Martinez. 

Martinez karrierën do ta vazhdojë te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Nassr. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

34-vjeçari Martinez pjesë e gjigantit katalunas ishte nga viti 2023. Mbrojtësi me përvojë edicionin e kaluar shfaqi formë të lartë. Së bashku me Pau Cubarsn ishin qendërmbrojtësit kryesor të Barçës. 

Zhvilloi 46 ndeshje ku realizoi tri gola dhe bëri gjashtë asistime. Ka fituar edhe tre trofe. 

Barça e ka falënderuar spanjollin për kontributin që e ka dhënë gjatë këtyre dy viteve. 

“Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë për profesionalizmin, përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e tij gjatë dy sezoneve të tij me fanellën e Barçës. I urojmë gjithë të mirat në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka, Inigo”, shkruan Barça të shtunën në faqen zyrtare.