Skuadra e Interit do ta bëjë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e francezit Benjamin Pavard. “Calciomercato” raporton se Interi ka bërë gati ofertën për futbollistin e Bayern Munichut.
Pavard pritet të largohet nga Bayerni në verë, ndërsa ekipi gjerman për kartonin e tij po kërkon të paktën 30 milionë euro.
Ai tek Interi po shihet si zëvendësim ideal për holandezin Denzel Dumfries, i cili në verë pritet të transferohet në Angli. Pavard, i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024.
27-vjeçari ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim në të gjitha garat këtë edicion për bavarezët.