Pas Barcelonës, edhe Interi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut, Benjamin Pavard, ka njoftuar “Calciomercato” të enjten. Interi po synon transferimin e Pavardit në verë, të cilin po e sheh si zëvendësim për holandezin Denzel Dumfries që do të largohet nga ekipi.
Për ta lënë të lirë Pavardin në verë, Bayern Munichu po kërkon të paktën 30 milionë euro dëmshpërblim.
Pavard këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 25 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin.
26-vjeçari është pjesë e Bayernit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin tjetër.