Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolani e Vecino do të largohen nga Interi

Pas Christian Eriksenit, edhe dy mesfushorët e tjerë, Radja Nainngolan e Matias Vecino pritet të largohen nga skuadra e Interit gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton “Calciomercato” të mërkurën.

Trajneri Antonio Conte ia ka bërë me dije klubit se nuk llogarit në Nainngolanin e Vecinon, të cilët janë të lirë të largohen.

Nainngolani këtë edicion ka pesë paraqitje në të gjitha garat për Interin apo në total 45 minuta lojë, derisa Vecino nuk e ka asnjë ndeshje të luajtur për shkak të lëndimit.

Që të dy kanë kontrata me Interin deri në vitin 2022 dhe klubi është i gatshëm t’i lërë të lirë nëse ka oferta gjatë janarit.

Tek Interi po shpresojnë që me paratë e mbledhura nga shitja e Nainngolanit, Vecinos e Eriksenit, të sigurojnë fonde për të transferuar N’Golo Kanten e Chelseat që po kërkohet me ngulm nga trajneri Conte.