Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vecino do të largohet nga Interi

Mesfushori Matias Vecino do të largohet nga skuadra e Interit gjatë janarit. Uruguaiani nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur në dispozicion këtë sezon dhe tashmë ka kërkuar largimin.

Vecino ka thënë se për këtë e ka njoftuar edhe trajnerin Simone Inzaghi dhe pret që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.

30-vjeçari ka kontratë me Interin deri në fund të këtij sezoni, në të cilin ka shënuar një gol në dhjetë paraqitje në të gjitha garat deri më tani.

“Unë tashmë kam biseduar me klubin dhe trajnerin, që i kam njoftuar se dëshira ime është të largohem nga klubi”, ka thënë Vecino.

Interesim për Vecinon ka shfaqur Roma që është e gatshme të paguajë rreth pesë milionë euro për kartonin e tij.