Mesfushori i Interit, uruguaiani Matias Vecino pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League.
“Tuttosport” ka raportuar të hënën se Interi pothuajse ka arritur marrëveshje me skuadrën e Leicester Cityt për Vecinon. Leicesteri i ka ofruar Interit pesë milionë euro për kartonin e Vecinos, i cili këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël duke u inkuadruar kryesisht nga banka e rezervistëve.
Ai ka 15 paraqitje dhe një gol të shënuar për Interin, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Vecino është pjesë e Interit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Fiorentina kurse karrierë në Serie A, ka bërë edhe te Empoli e Cagliari.