Mbrojtësi i Italisë, Alessandro Bastoni pritet që karrierën ta vazhdojë në futbollin anglez, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të martën.
Bëhet e ditur se Manchester City dhe Chelsea janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Bastonin, i cili është pjesë e Interit.
Si City ashtu edhe Chelsea po synojnë transferimin e Bastonit në verën tjetër dhe në janar do t’i nisin negociatat me Interin. 24-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2028 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.
Bastoni është pjesë e Interit prej vitit 2017, ndërsa ka luajtur edhe për Parman e Atalantan.