Alessandro Bastoni e ka vazhduar kontratën me Interin në qershor 2028.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje me Alessandro Bastonin për të zgjatur qëndrimin e tij në klub”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Interit.
Mbrojtësi 24-vjeçar kontrata e vjetër i skadonte në qershor të vitit të ardhshëm. Bastoni ka shënuar katër gola në 164 paraqitje me Interin.
Ai iu bashkua klubit në vitin 2019 nga Atalanta për 30 milionë euro.
Bastoni është kërkuar nga Tottenhami e Manchester City, por vendosi të qëndrojë te Interi.