Mbrojtësi Alessandro Bastoni ka zbuluar se donte të largohej nga Interi, por Antonio Conte e bindi atë të qëndronte dhe tani mbrojtësi italian nuk e sheh veten diku tjetër.
Bastoni iu bashkua Interit nga Atalanta në vitin 2018.
“Conte insistoi dhe më bindi të qëndroja. Tani jam i lumtur këtu. Unë jam një nga lojtarët më me përvojë. Për momentin nuk e shoh veten diku tjetër. Ndihem vërtet si në shtëpinë time”, ka thënë Bastoni për një medium italian të afërt me klubin.
24-vjeçari me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Ai ftohet rregullisht edhe tek Italia. Për Italinë ka luajtur 21 ndeshje.