Sport

Chelsea i bashkohet garës për Bastonin

Chelsea do të jetë në garë me Tottenhamin për ta transferuar mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni. Qendërmbrojtësi 23-vjeçar pritet të largohet gjatë verës së këtij viti. Ai me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Bastoni nuk ka rënë dakord për ta vazhduar kontratën me Interin. Interesim për Bastonin kanë shprehur edhe disa klube të tjera angleze dhe spanjolle. Reprezentuesi i Italisë pjesë e Interit është prej vitit 2019.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 55 milionë euro. Ai në 30 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual me fanellën e Interit ka kontribuar me pesë asistime.