Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastonin ka njoftuar “The Athletic” të hënën.
Është trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte që po insiston në transferimin e Bastonit në verë. Conte e njeh mirë 22-vjeçarin, me të cilin ka punuar sa ishte trajner i Interit. Skuadra angleze pritet së shpejti ta kontaktojë Interin për Bastonin, i cili ka kontratë deri në vitin 2024.
Për transferimin e reprezentuesit të Italisë, Tottenhami është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro. Bastoni në 38 ndeshje të luajtura këtë sezon, e ka një gol dhe tri asistime.