Pas Tottenhamit edhe skuadra tjetër angleze, Manchester United ka shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, raporton të mërkurën “Daily Mail”.
23-vjeçari nuk ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Angli. Interi po kërkon 60 milionë euro për ta liruar mbrojtësin e Italisë.
23-vjeçari me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai luajti 44 ndeshje në sezonin 2021/2022, ndërsa shënoi një gol dhe kontribuoi me tri asistime.