Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Bastonin interesohet edhe Man. Unitedi

Alessandro Bastoni futbollist i FC Interit

Mancester Unitedi po synon të bëjë ofertë për Alessandro Bastonin e Interit, teksa po mundohet ta mposhtë konkurrencën e Manchester Cityt e Tottenhamit, që kishin shprehur interesim për të më parë.

“Nerazzurrët” duhet ta shesin ndonjë prej lojtarëve që vlerësohen shumë dhe reprezentuesi i Italisë mund të jetë ai që do të largohet nga ekipi, pavarësisht se e vazhdoi kontratën së fundmi.

Interi duhet të bëjë balancim të aspektit financiar dhe për shkak se Lautaro Martinez nuk shihet si opsion për t’u larguar, Bastoni mbetet më i vlefshmi aktualisht, ka shkruar “La Gazzetta dello Sport” të mërkurën.

23-vjeçari është produkt i Akademisë së Atalantas, ndërsa këtë edicion me Interin ka luajtur në 44 ndeshje. Ka shënuar një gol dhe i ka tri asistime në Serie A.

Artikuj të ngjashëm