Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Lautaron

Manchester Unitedi nuk po heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. “The Sun” ka njoftuar të martën se Unitedi është gati të ofrojë deri në 80 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit këtë verë.

Tek Interi janë të gatshëm ta lirojnë Lautaron, i cili ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës. 25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Racing Clubi i Argjentinës.

Këtë edicion Lautaro ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 8 herë në të gjitha garat për Interin. Ai te Unitedi po shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm. Lautaro ka edhe 21 gola në 48 ndeshje të luajtura për Argjentinën.

Artikuj të ngjashëm