Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë të majme për Lautaron

Skuadra e Tottenhamit po insiston në transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Madje bëhet e ditur se Tottenhami tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit italian për lirimin e argjentinasit gjatë verës.

Për kartonin e Lautaros, Tottenhami ka ofruar 80 milionë euro, ka raportuar të premten gazetari italian Alfredo Pedulla.

Lautaro po shihet si përforcim i madh për sulmin te Tottenhami dhe ekipi anglez do të bëjë të pamundurën për ta bindur Interin në lirimin e tij.

Sulmuesi 24-vjeçar, i cili shënoi 25 gola sezonin e fundit, ka kontratë me Interin deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm