Sulmuesi Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi këtë verë, pasi ekipi italian tashmë ia ka caktuar çmimin, ka raportuar “Calciomercato” të hënën.
Duke pasur parasysh interesimin e madh nga skuadrat angleze, tek Interi kanë vendosur që të kërkojnë 80 milionë euro për ta lënë të lirë Lautaron në verë.
Argjentinasi po kërkohet nga Manchester Unitedi dhe Chelsea pas formës së mirë që e ka treguar këtë edicion tek Interi, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Lautaro 26-vjeçar është pjesë e Interit prej vitit 2018, ndërsa këtë edicion ka 24 gola e 10 asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat.