Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi nxjerr në shitje Lautaron

Lautaro Martinez

Sulmuesi Lautaro Martinez pritet të largohet nga skuadra e Interit në fund të këtij sezoni. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se drejtuesit e Interit kanë vendosur të dëgjojnë të gjitha ofertat që do të vijnë për sulmuesin argjentinas.

Tek Interi nuk janë të kënaqur me Lautaron, për kartonin e të cilit po kërkojnë rreth 100 milionë euro.

Me shitjen e Lautaros, Interi do t’i balanconte çështjet financiare dhe për këtë arsye është i detyruar për një veprim të tillë.

Lautaro 25-vjeçar është pjesë e Interit prej vitit 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Ai këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime në 15 paraqitje në Serie A.