Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Lautaron

Chelsea ka shprehur interesim për sulmuesin e Interit, argjentinasin Lautaro Martinez. “The Athletic” ka bërë të ditur të martën se Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri. E trajneri Thomas Tuchel po e kërkon transferimin e Martinezit gjatë kësaj vere.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro.

Ai sezonin e fundit ka shënuar 25 gola për ekipin italian në të gjitha garat. 24-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Racingu i Argjentinës.