Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico interesohet për Lautaron

Kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Interit, argjentinasin Lautaro Martinez.

“La Repubblica” shkruan të premten se krerët e Atleticos së shpejti pritet ta kontaktojnë Interin për Lautaron. Atletico po synon ta transferojë Lautaron në fund të këtij edicioni, pasi trajneri Diego Simeone po insiston ta ketë në skuadër për sezonin e ri.

24-vjeçari ka shënuar 16 gola këtë edicion në 39 ndeshje në të gjitha garat për Interin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Kartoni i Lautaros, aktualisht vlerësohet rreth 70 milionë euro.