Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico insiston për Lautaron

Lautaro Martinez është i preferuari i trajnerit Diego Simeone për të zëvendësuar Luis Suarezin në sulmin e Atletico Madridit në fund të sezonit. Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo” në Spanjë, madrilenët tashmë kanë marrë informacione nga Interi në lidhje me çështjen e sulmuesit argjentinas.

Interi ua ka bërë me dije së kërkon së paku 70 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Lautaro është lidhur me një largim nga kampioni i Italisë, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2026.

Këtë sezon 24-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm