Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi futet në garë për Lautaron

Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi. Sulmuesi argjentinas nuk e ka vazhduar ende kontratën, e cila i skadon në vitin 2023.

Mediat italiane kanë raportuar të premten se Lautaro mund të shitet gjatë kësaj vere.

Së fundmi në garë për 23-vjeçarin ka hyrë edhe Atletico Madridi. Skuadra madrilene thuhet se do të tentojë ta bindë Lautaron të transferohet në La Liga.

Klauzola e lirimit të argjentinasit është mbi 100 milionë euro.

Lautaro arriti të ndihmojë Interin të fitojë titullin kampion. Sulmuesi argjentinas shënoi 19 gola dhe bëri 11 asistime në të gjitha garat.