Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me ofertë për Lautaron

Lautaro Martinez

Drejtuesit e Arsenalit janë të vendosur për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, për sezonin e ardhshëm. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të mërkurën se Arsenali tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit italian për argjentinasin.

Thuhet se për kartonin e Lautaros, ekipi anglez ka ofruar 70 milionë euro. Tek Interi janë të gatshëm ta shesin Lautaron, por për ta lënë të lirë po kërkojnë të paktën 90 milionë euro.

25-vjeçari ka shënuar 15 gola deri më tani këtë sezon, ndërsa me Interin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.