Lautaro Martinez po preferon transferimin te Manchester Unitedi nëse vendos të largohet nga skuadra e Interit në verë, përcjell “Gazzetta dello Sport” të premten.
Sulmuesi argjentinas po kërkohet nga shumë skuadra evropiane, por dëshira e tij është që t’i bashkohet ekipit nga Premier League.
Lautaro ka gjasa të largohet nga Interi dhe ekipi italian për kartonin e tij po kërkon të paktën 80 milionë euro.
Te Manchester Unitedi janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe Lautaro është njëri prej lojtarëve të pëlqyer nga trajneri Erik ten Hag.
25-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, ndërsa edhe këtë sezon ka treguar formë të mirë.
Në 21 paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 7 asistime.