Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batoni drejt Anglisë

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni ka gjasa të mëdha që vitin tjetër të paraqitet në Premier League. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të martën se skuadrat e mëdha angleze po synojnë transferimin e Bastonit gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për Tottenhamin, Manchester Cityn e Manchester Untedin që janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit.

Bastoni ka refuzuar rinovimin e kontratës me Interin që i skadon në vitin 2024 dhe ekipi italian është i gatshëm ta shesë gjatë dimrit.

Bastoni ka tetë paraqitje këtë edicion për Interin, ndërsa është edhe reprezentues i Italisë.