Tottenhami është në bisedime me Interin për qendërmbrojtësin, Alessandro Bastoni, ka raportuar të martën “Sky Sports”.
Trajneri Antonio Conte dhe drejtori sportiv Fabio Paratici janë duke shikuar mundësinë e blerjes së lojtarëve para se të nisin përgatitjet për stinorin e ri në Premier League.
Bastoni ka punuar me Conten tek Interi. Me Interin, Bastoni fitoi titullin e kampionit në Serie A në sezonin 2020/2021.