Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vecino arrin marrëveshje me Lazion

Matias Veciono karrierën do ta vazhdojë te Lazio.

Ish-mesfushori i Interit, do të kalojë te Lazio si lojtar i lirë.

Vecino do të bashkohet me trajnerin Mauricio Sarri, më të cilin ka punuar tek Empoli në sezonin 2014/2015.

“Sky Sport Italia” ka shkruar të enjten se uruguaiani do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

31-vjeçari ishte pjesë e Interit që nga vitin 2017, por me 30 qershor i skadoi kontrata me klubin nga Milano.

Artikuj të ngjashëm