Drejtuesit e klubit të Interit, janë të gatshëm të shesin të paktën tre futbollistë në fund të sezonit. “Calcio Mercato” shkruan se Interi po planifikon të hesë, Matias Vecinon, Arturo Vidalin dhe Radja Nainggolanin.
Gjiganti italian po shpresoj që nga shitja e tre lojtarëve të mbledh të paktën 30 milionë euro. Lojtarët në fjalë po konsiderohen si tepricë për tek Interi.
Për Vidalin është raportuar se mund të kalojë te Flamengo në Brazil, ndërsa Nainggolanin pritet të firmos me Cagliari, klub në të cilin është i huazuar deri në fund të këtij edicioni.
E paqartë mbetet vetëm e ardhmja e Vecinos.