Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon skuadër për Sanchezin

Interi po përpiqet ta shesë Alexis Sanchezin gjatë kësaj vere.

Trajneri Simone Inzaghi nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit për edicionin e ardhshëm. Ardhja e Romelu Lukakut ka bërë që Sanchez të shitet gjatë kësaj vere.

Interi i ka bërë me dije lojtarit se mund të gjej skuadër të re.

Interesim për kilianin kanë shprehur skuadra si Galatasaray, Sevilla, Villarreal dhe River Plate.

Sanchez ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.