Skuadra franceze, Marseille, është në bisedime të avancuara me sulmuesin e Interit, Alexis Sanchezin.
“Calciomercato” ka bërë të ditur se Sanchezi do të largohet gjatë kësaj vere, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi.
Kontrata e kilianit me Interin skadon në vitin 2023. Klubi francez tash e disa ditë ka nisur negociatat me sulmuesin që thuhet se parimisht ka arritur marrëveshje.
Sanchez pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Artikuj të ngjashëm