Alexis Sanchez ka nisur të shkëlqejë me fanellën e Interit dhe kjo ia mundëson atij t’i bindë drejtuesit e klubit t’ia vazhdojnë kontratën.
Sulmuesi 35-vjeçar ka ndihmuar Interin me gola e asistime në ndeshjet e fundit. Ai po lufton të sigurojë një vend në 11-shen e ekipit të drejtuar nga Simone Inzaghi.
“Calciomercato” raporton se Interi ka marrë parasysh kontributin e Sanchezit dhe mund t’ia vazhdojë edhe për një edicion kontratën.
Atij i skadon në fund të qershorit kontrata me Interin. Por gjasat janë të mëdha që kiliani të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit nga Milano.