Sulmuesi Alexis Sanchez pritet të rikthehet në Premier League për edicionin e ri. “The Sun” shkruan të martën se gjasat janë të mëdha që kiliani të ribashkohet me skuadrën e Arsenalit. Mësohet se Arsenali ka shprehur interesim për Sanchezin, i cili do të largohet këtë verë nga Marseille si lojtar i lirë.
34-vjeçari ka luajtur për katër edicione tek Arsenali, përpara se të largohet në vitin 2018 për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.
Atij i është ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër për t’u rikthyer në Londër dhe marrëveshja mund të finalizohet gjatë javëve në vazhdim.
Sanchez verën e shkuar iu bashkua Marseillet dhe në edicionin e tij të parë në Francë realizoi 18 gola në të gjitha garat.